Ministri për Punë të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot në Ohër u takua me homologët nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina
Siç njoftojnë nga MPB, Spasovski, i cili ishte nikoqir i ceremonisë në Ohër me rastin e miratimit solemn të “Udhërrëfyesit rajonal për luftë kundër korrupsionit dhe financave ilegale”, në të cilën morën pjesë kolegë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të prekur si nga fusha e lëndës, ashtu edhe nga tema me interes të përbashkët, e shfrytëzoi mundësinë të realizojë dy takime bilaterale.
Në suaza të takimit të parë bilateral të ministrit Spasovski me homologun kosovar Xhelal Sveçla ishte nënshkruar Protokoll ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për mbështetje dhe bashkëpunim në fushën e trajnimeve të përbashkëta.
Nga MBP thonë se qëllimi i këtij Protokolli është vendosja e bashkëpunimit të përbashkët në drejtim të mbështetjes së qëllimeve strategjike për trajnim dhe zhvillim në nivel të edukimit profesional dhe të vazhdueshëm në fushën e sigurisë publike dhe në fushën e punës policore.
Ministri Spasovski realizoi takim edhe me ministrin e Sigurisë së Bosnja e Hercegovinës Selmo Cikotiq, me të cilin biseduan për disa tema, mes të cilave edhe për Iniciativën për lidhje të Protokollit ndërmjet dy ministrive për bashkëpunim në fushën e trajnimeve të përbashkëta, përmes së cilës do të rregullohet zhvillimi, koordinimi dhe zbatimi i programit në nivel të edukimit profesional dhe të vazhdueshëm, vizitat studimore për këshillim dhe koordinim të standardeve, trajnim, zhvillim të programeve mësimore, mbështetje të mentorimit, si dhe këmbim të informatave, përvojave dhe projekteve të mundshme të përbashkëta.
Të dy ministrat biseduan edhe për Iniciativën për lidhje të Protokollit ndërmjet dy ministrive për formim të Ekipeve të përbashkëta të punës, me të cilën do të kontribuohet drejt realizimit të bashkëpunimit direkt ndërmjet dy policive dhe ekipeve të tyre të punës nga aspekti i ndërmarrjes së veprimeve në territoret e të dy shteteve, ndërsa kanë të bëjnë me këmbimin e informatave për vepra penale konkrete për persona të dyshuar ose autorë, për rezultatet e hetimeve kriminalistike, për përvoja të cilat kanë të bëjnë me paraqitjen e veprave të reja penale, për operacione ose veprime të përbashkëta dhe kërcënime të mundshme, si dhe bashkëpunim në ndjekjen e personave të dyshuar dhe hetim pas personave të cilët kanë lidhshmëri me veprat penale dhe kryerjen e veprimeve për identifikim të personave.
Fusha e tretë për të cilën diskutuan, ndërsa e cila është konstante dhe gjendet kudo, është tregtia me njerëz. Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në këtë fushë, nga ana e ministrit Spasovski ishte inicuar procedura për lidhje të Marrëveshjes së ndërsjellë/Protokoll për bashkëpunim në luftën kundër tregtisë me njerëz. Lidhja e një dokumenti të tillë do të kontribuojë drejt përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet shteteve, ndërsa me atë edhe intensifikimi i këmbimit të informatave në lidhje me identifikimin e viktimave (potenciale) të tregtisë me njerëz, ndihma e tyre, mbrojtja si dhe ndjekja e autorëve të këtij lloji të krimit. Dokumente të tilla shteti ynë tashmë ka lidhur me Republikën e Shqipërisë, Republikën e Serbisë, Malin e Zi, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Bullgarisë, ndërsa në vijim është zbatimi i procedurës së tillë edhe me Republikën e Greqisë./Telegrafi/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...