Kryeministri Oliver Spasovski gjatë qëndrimit të tij në Kumanovë apeloi deri tek të gjithë qytetarët që gjatë festës së Pashkëve të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që më lehtë të menaxhohet situata me coronavirusin.
I pyetur për mundësin e vendosjes në karantinë Komunën e Kumanovës, Spasovski tha se çdo masë që do të vlerësohet e dobishme për qytetarët dhe që të jepet nga epidemiologët dhe ekspertët do të shqyrtohet, ndërsa nuk përjashton mundësinë që do të aprovohet.
“Unë t’ju them të drejtën nuk jam shumë ithtar i bllokadave të tilla të ashpra, sepse krahasimi mes Dibrës dhe Kumanovës me 9 mijë banorë dhe 120 mijë banorë nuk është njësoj. Por do të bisedojmë edhe për këtë çështje do të shqyrtohet edhe kjo mundësi, në rastë se kjo është masa për të cilën do të përcaktohen edhe epidemiologët dhe ekspertët, atëherë do ta sjellim edhe atë vendim me qëllim që të mbrojmë qytetarët”, tha Spasovski.
Ndryshe, Kumanova është qyteti i dytë Maqedoni pas Shkupit, me më shumë të infektuar me Covid-19.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...