Në një intervistë për “Deutche Welle”, kryeministri Zoran Zaev u përgjigjet në pyetjen nëse imazhi i Gruevskit duhet të jetë në vijën e kryeministrave, të cilët as nuk u arratisën dhe as nuk e turpëruan Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se nuk mund të ketë implikime ikja e Gruevskit në sigurinë e Maqedonisë, ndonëse ai si ish-kryeministër ka informacione që janë zyrtare dhe fshehtësi shtetërore.
Lidhur me hetimet për arratisjen e tij, kryeministri tha se ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski vetëm se ka biseduar me atë për dorëheqjen e tij një akt moral.
“Ai e bëri atë hap, bisedoi me mua. Si një koleg në Qeveri dhe bashkëpunëtor i gjatë i imi, ne kemi diskutuar gjithmonë për atë se çfarë është akti moral në rrethana të tilla. Sepse, nëse ka përgjegjësi morale, duhet të ketë argumente për të, të shpjegohet, për të gjetur se ku është rreziku moral, problemi, mosveprimi. Unë nuk shoh një lëshim të tillë”, tha Zaev.
Zaev shtoi se, nëse vërtetohet se ka përgjegjësi, unë do të kërkoj që ajo të përcillet konkretisht.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...