Spasovski: Institucionet të hetojnë kush po i publikon audio-incizimet

12:31 | 7 Mars 2020
A. B.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri theksoi se bisedat e publikuara dje të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski dhe të ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski nuk dalin nga LSDM.

Spasovskit thotë se të gjitha audio-incizimet që i ka poseduar LSDM i kanë bartur në PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha audio-incizimet i kemi dhënë në PSP. Nuk i kam dëgjuar incizimet e reja, por e di se janë publikuar. Ju bëj thirrje konstitucioneve të hetojnë, të shihet se kush po i publikon. Kërkoj nga institucionet të punojnë në mënyrë efikase që të zbulohet se kush po i publikon”, tha Spasovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme