Google ADS

Spasovski: Identiteti dhe gjuha maqedonase janë çështje që askush nuk ka të drejtë t’i negociojë

13:34 | 4 Dhjetor 2020
A. B.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se ka vend për bisedime në çështje të ndryshme por jo edhe çështjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase.

Ai theksoi se Qeveria po bën përpjekje që në mënyrë parimore të arrihet kompromis sa i përket kontesteve me Bullgarinë.

“Mbetemi të përkushtuar në rrugën evropiane, do të bëjmë gjithçka për të realizuar aspiratat tona evropiane. Si Qeveria dëshmuan se gjatë këtyre viteve dimë të zgjedhim çështje, të mbyllim konteste të rënda, dhe të hapin perspektiva për qytetarët”, tha Spasovski.

Në pyetje të gazetarëve se në cilën pjesë mund të bëhet kompromis, ministri Spasovski theksoi se gjatë këtyre tre viteve janë bërë kompromisi parimore.

“Historinë do t’ua lëmë historinëve dhe ata le të bisedojnë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Ne nuk duhet të jemi rob të së kaluarës, por duhet ta shohim të ardhmen . Për ne si Qeveri”, tha Spasovski./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme