Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se gjendja e sigurisë në vend është stabile dhe se policia dhe ushtria do të bashkëpunojnë në drejtim të sigurimit të objekteve shëndetësore, që të mund mjekët dhe personeli tjetër shëndetësorë të kryejnë detyrat e tyre më lehtë dhe më me sukses.
Ai njëherit apeloi deri tek qytetarët që të gjithë bashkë të kontribuojmë në ballafaqimin më të suksesshme me pandeminë të shkaktuar nga Covid-19.
“Në aspektin e sigurisë gjendja është stabile, pavarësisht që kemi shpallur gjendjen e krizës. Angazhimi i policisë është në nivel më të lartë që nga fillimi i pandemisë, por tani shpallja e gjendjes së krizës ishte që më lehtë të mund të përballemi me gjendjen. Kjo nuk nënkupton që popullata tani do të shohim më shumë polic dhe ushtarë në rrugë, ky nuk është qëllimi, qëllimi është që më lehtë të përballemi me gjendjen e shkaktuar nga Kovid-19. Tanimë janë shpërndarë njerëz për sigurimin e objekteve. Plani aksional zbatohet në bazë të vlerësimeve të shtabit të krizës. Atje ku do të ketë nevojë do të kyçen edhe policia edhe ushtria. Çdo dit kryet kontroll ndaj atyre që janë në izolim”, tha Oliver Spasovski, ministër i brendshëm./alsat
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...