Kryeministri Oliver Spasovski dje mbajti mbledhjen e tretë me anëtarët e Këshillit ekonomik, ekspertë, guvernatoren e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të Odave, dhe përfaqësues të sindikatave.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në mbledhje është biseduar për setin e tretë të masave ekonomike që është parashikuar t’i sjellë Qeveria, përcjell telegrafi maqedoni.
Kryeministri Spasovski ka thënë se seti i tretë i masave ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve dhe ekonomisë.
Në takim është biseduar për gjendjen aktuale ekonomike gjatë krizës shëndetësore, për mbështetjen e deritanishme në ekonomi me dy setet e masave paraprake ekonomike, për masat e reja të nevojshme dhe për projeksionet për rishikim të mundshëm të planit ekonomik.
Mendimet e këmbyera, sugjerimet, propozimet rreth masave të reja si ndihmë shtetërore në ekonomi, siç është paralajmëruar do të merren parasysh gjatë finalizimit të setit të ri të masave ekonomike.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...