Google ADS

Spasovski e vizitoi vendin e tragjedisë në Shuto Orizare

19:49 | 10 Janar 2020
A. B.

Kryeministri Oliver Spasovski, pasditen e sotme së bashku me përfaqësues të institucioneve, e vizitoi vendin në një shtëpi familjare në Shuto Orizare, të cilën e kaploi zjarri, ku e humbën jetën dy fëmijë të mitur.

Spasovski, me këtë rast i shprehu ngushëllime familjes, kryetarit dhe qytetarëve të Shuto Orizares, për tragjedinë e madhe.

“Së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, dolëm menjëherë në terren. Do të sigurojmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar ndihmën e parë për familjen, strehim urgjent dhe ndihmë financiare”, tha ministri Spasovski, gjatë vizitës në vendin e tragjedisë.

Ai po ashtu paralajmëroi se së bashku me kryetarin e Komunës së Shuto Orizares, Kurto Dudush, do të bisedojnë për përcaktimin e mjeteve financiare së bashku me njësinë e vetëqeverisjes lokale të ndihmojnë në përmirësimin e infrastrukturës në komunë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme