Delegacioni nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në përbërjen e së cilës do të jetë edhe zv.s Ministri i Jashtëm, Andrej Zhernovski, nga sot do të jenë në Gjenevë për të marrë pjesë në Sesionin e 70-të të Komitetit Ekzekutiv të Programit të Komisarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
Nesër, Spasovski do të mbajë një fjalim, ndërsa theksi do të jetë veprimet e vendit për çështje që janë të larta në agjendën e Komisionerit të Lartë të KB për refugjatët.
Gjatë konferencës, Spasovski dhe Zhernovski do të zhvillojnë takim dypalësh me Komisionerin e Lartë të KB-së për refugjatët Filippo Grandi.
Numri i viktimave ruse të luftës shkon në mbi 800 mijë, thot...
Reagon Buci pas eliminimit të Gjestit
Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani
Lajçak: Krenar për bashkëpunimin BE-SHBA gjatë mandatit tim
Koreja e Veriut teston me sukses një raketë të re me rreze t...
Pamje dhe detaje rreth tërmetit të fuqishëm në Tibet që la m...