Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e fundit, marrin vetëm pagën për angazhimin e tyre në Qeveri, deri në momentin e angazhimit të tyre në Qeveri, dhe jo nga Kuvendi, reagojnë nga Qeveria pas deklaratës së Komisionit për Antikorrupsion se do të kontrollojë nëse këta zyrtarë marrin nga dy rroga.
Aktualisht, disa ministra në qeverinë e tanishme janë deputetë, siç janë kryeministri Oliver Spasovski, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zv. kryeministrja për Çështje Ekonomike Mila Carovska, ministri i Arsimit Arbër Ademi, shkruan Telegrafi Maqedoni
“Kam informacione që ata marrin nga dy rroga, por nuk jam e bindur për këtë, sepse nuk e kam marrë atë me shkrim. Por ne do t’i sigurojmë ato informata gjithashtu”, tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...