Deri në fund të javës, do të bëhet një vlerësim nëse nevojitet gjendje e re e jashtëzakonshme, e treta me radhë, tha sot kryeministri Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç deklaroi Spasovski, gjatë vizitës në nënstacionin MEPSO në Shtip, kuptohet nëse ka nevojë, do të shpallet përsëri gjendja e jashtëzakonshme.
“Nëse është e nevojshme, nëse kushtet janë të domosdoshme që të merremi me të gjithë këtë situatë më lehtë përmes gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë do të marrim një vendim të tillë. Por tani në këtë moment nuk kemi asnjë vendim në lidhje me këtë”, thotë Spasovski.
I pyetur nëse partitë politike pritet të bien dakord për një datë për zgjedhjet në një mbledhje të re të liderëve, Spasovski tha se partitë politike duhet të bien dakord për atë që nënkupton rregulloret pozitive ligjore në vend.
Një nxënës sulmoi me thikë mësuesen dhe disa nxënës në Zagre...
Osmani: Lidhja e thellë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ësht...
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës