Spasovski-Byrnes: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në mes MPB dhe Ambasadës Amerikane

16:16 | 16 Prill 2021
Arditë Shkodra

Ministri i MPB-së Oliver Spasovski sot realizoi takim pune me Ambasadoren e SHBA-ve Kate Marie Byrnes, ku u diskutuan veprimet e fundit të Ministrisë së Brendshme dhe ndihmën aktuale teknike të SHBA-ve për të mbështetur Ministrinë.

Ministri Spasovski falënderoi për mbështetjen teknike që Ministria e Brendshme merr nga Ambasada Amerikane, e cila kontribuon shumë për rezultate të suksesshme në punën e policisë. Ambasadori Byrnes theksoi rëndësinë e veprimeve të fundit në luftën kundër krimit.

Në takim u diskutua për asistencën teknike që Ambasada Amerikane vazhdimisht i ofron Ministrisë së Brendshme, në forcimin e kapacitetit të policisë, përmes programeve ICITAP dhe ATA.

“Gjatë tre dekadave të fundit, Ministria e Brendshme dhe Ambasada e SHBA kanë punuar së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta në zbatimin e ligjit dhe sundimin e ligjit, duke përfshirë sigurimin e mbështetjes teknike dhe mjeko-ligjore për raste të veçanta dhe trajnimin dhe pajisjet për të forcuar kapacitetet e MPB-së”. Të gjitha këto aktivitete kontribuojnë në rritjen e sigurisë, transparencën më të madhe dhe mundësinë e hetimit dhe ndjekjes penale të korrupsionit, terrorizmit, si dhe rasteve të krimit transnacional dhe të organizuar”, thanë bashkëbiseduesit.

Të ngjashme