Spasovski: Anëtarësimi në NATO investim për të ardhmen e vendit tonë

19:47 | 11 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri teknik Oliver Spasovski në seancën solemne me rastin e miratimit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike, theksoi se pas 27 viteve nga vendimi i parë për anëtarësim në NATO të miratuar në Kuvend, kjo përbërje e deputetëve pari nderin në emër të të gjithë paraardhësve dhe të gjithë qytetarëve ta ratifikojë këtë dokument, i cili është investim në një të ardhme të sigurt të vendit tonë.

“Është e fuqishme kjo simbolikë, ky akt i aderimit në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë”, tha Spasovski dhe theksoi se Samiti i NATO-s në Londër vitin e kaluar në dhjetor ku Maqedonia e Veriut e konfirmoi përcaktimin për ndarje të plotë të parimeve për siguri të përbashkët, ndërtim të marrëdhënieve të fuqishme transnacionale në Aleancë të bazuar në vlerat demokratike si bazë për prosperitet dhe progres të përbashkët të të gjitha vendeve-anëtare.

Ai theksoi se aspiratat për anëtarësim në BE dhe në NATO në pothuajse 30 viteve të kaluara ishin konstante si përcaktime tona strategjike, por kjo nuk ishte e lehtë, tha Spasovski dhe tregoi në vendimet e ish kryeministrit Zoran Zaev.

Ai theksoi se marrëveshjet e dakoduara nga Zaevi me kolegët Boroisovin dhe Ciprasin, të cilët tha nga izolimi total në skenën ndërkombëtare kanë bërë kthesë dhe e kthyen Maqedoninë e Veriut në agjendën e BE-së dhe të NATO-s dhe i mundësuan anëtarësim në NATO.

Sipas tij, vizionet e mëdha mund të realizohen vetëm përmes aksionit dhe nismës së guximshme, që ta arrijmë qëllimin tonë, tha, vazhdimisht fokusohemi në ndërtimin e besimit, dialogut krijues.

U dërgoi falënderim aleatëve të rajonit, anëtareve të NATO-s të cilët na kanë mbështetur në rrugën drejt Aleancës.

“Sot mundemi lirisht të themi se jemi krenarë në atë që e kemi arritur, realizuam njërën ndër qëllimet strategjike rreth së cilës jemi të bashkuar. Le të jetë kështu edhe në raport me përcaktimin e dytë strategjik anëtarësimin në BE”, tha kryeministri teknik Spasovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme