Ambasadori spanjoll në Uashington nesër do ta dorëzojë instrumentin origjinal të ratifikimit, pas çfarë Departamenti i shtetit do t’i njoftojë aleatët, ndërsa pastaj nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të marrim letër dhe ne do ta deponojmë instrumentin për ratifikim. Pasi Republika e Maqedonisë së Veriut ta bëjë këtë edhe zyrtarisht do të bëhet vendi i 30-të anëtar i NATO-s.
Këtë sot e sqaroi shefi i Diplomacisë Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Oliver Spasovski, ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani, të cilët mbajtën konferencë shtypi, kushtuar zyrtarizimit të anëtarësimit tonë në NATO, pasi Senati spanjoll dje e ka ratifikuar protokollin për inkuadrim të vendit në Aleancë, ndërsa pastaj në të nënshkrimin e vendosi
edhe mbreti spanjoll.
“Do të tregojmë se mund të jemi vend anëtar dinjitoz, i cili së bashku do ta mbajë barrën dhe do të mund t’i gëzojë përfitimet e atij anëtarësimi. Urime atdhe, urime për të gjithë qytetarët”, porositi Dimitrov.
Kryeministri potencoi se ky akt meriton urime dhe mirënjohje edhe në këto ditëtë sfidave të rënda serioze.
“Ky është sukses për gjeneratën tonë, por edhe për ato paraprake dhe të ardhshmet”, tha Spasovski dhe shtoi se pasi ratifikimi ishte bërë dje në Senatin spanjoll, pastaj nënshkrimin e vendosi edhe mbreti spanjoll, tani instrumenti i ratifikuar i Spanjës do të deponohet në Uashington.
“Dhe pastaj ne nga Aleanca do të marrim njoftim se të gjitha ratifikimet janë deponuar dhe pastaj mundemi ta deponojmë edhe ratifikimin tonë. Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtarja e 30-të e NATO-s. Sot me të drejtë të plotë mund të jeni krenar. RMV si anëtare e NATO-s bëhet anëtare me të drejtë të plotë në familjen euroatlantike të popujve
Shprehu bindje se anëtarësimi me të drejtë të plotë në NATO do të ndihmojë edhe në realizimin e qëllimit të dytë strategjik të anëtarësimit në BE. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se erdhëm në fund të një rrugëtimi të gjatë në të cilin morën pjesë shumë gjenerata, politikanë dhe qytetarë.
“U bëmë anëtarja e 30-të e NATO-s, pothuajse pas 30 viteve pritje. Arritëm deri në këtë qëllim sepse derisa të tjerët zvariteshin ne vendosnim, ne punonim. Derisa arsyetoheshin, ne merrnim vendime, kalonim nëpër një fushë të
vërtetë me mina”, tha Shekerinska dhe falënderim të veçantë u dërgoi pjesëtarëve të Armatës të Republikës të Maqedonisë së Veriut.
Osmani duke theksuar se sot kur përballemi me një sfidë specifike Kovid-19, e cila nuk është ushtarake, por është kërcënim i sigurt për shëndetin tonë, por edhe për të gjitha vendet ta mbajnë stabilitetin e tyre të sigurt ekonomik dhe të sigurisë, integrimi në sistemet perëndimore bashkëkohore për ne është më se e mirëseardhur.
Shtoi se për një javë jo të plotë është caktuar mbledhje e Këshillit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, ndërsa në tryezë do të jenë propozimkonkluzionet për fillim të negociatave me RMV-në, ndërsa me siguri edhe me
Shqipërinë.
“Të gjitha sinjalet na flasin se anëtaret nuk kanë kurrfarë vërejtje që na çojnë të shpresoj në vendim pozitiv për fillim të negociatave”, tha Osmani.
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...