Kryetari i degës së BDI-së në Dibër, Artin Spahiu ka reaguar lidhur me humbjen e BDI-së në dy komunat më të mëdha shqiptare. Në shkrimin e tij në rrjetin social Facebook, ai nuk e cilëson si tragjike humbjen e kandidatëve në këto komuna pasi sipas tij BDI nuk luhatet, transmeton InfoShqip.
Spahiu thotë se: “E njëjta situatë ishte edhe në Zgjedhjet Lokale të 2009-s, kur kandidatët e BDI-së atëherë humbën nga kandidatët e PDSH-së dhe RDK-së, respektivisht Sadi Bexhetin në Tetovë dhe Rufi Osmanin në Gostivar. Edhe pse BDI nuk menaxhonte në këta dy komuna (të rëndësishme shqiptare) kurrë nuk pati zbehje në përkrahjen qytetare”.
Në vazhdim postimi i plotë i Artin Spahiut:
“Nëse do ta merrnim si tragjike humbjen e kandidatëve të BDI-së (jo BDI-së) për kryetar komunash në Gostivar dhe Tetovë, mendoj se, si rast i përsëritur, ka treguar se BDI nuk luhatet nga humbjet e kandidatëve të tyre në këta dy komuna.
E njëjta situatë ishte edhe në Zgjedhjet Lokale të 2009-s, kur kandidatët e BDI-së atëherë humbën nga kandidatët e PDSH-së dhe RDK-së, respektivisht Sadi Bexhetin në Tetovë dhe Rufi Osmanin në Gostivar. Edhe pse BDI nuk menaxhonte në këta dy komuna (të rëndësishme shqiptare) kurrë nuk pati zbehje në përkrahjen qytetare, përkundrazi, në zgjedhjet parlamentare të 2011-s arriti që të fitojë bindshëm.
Në zgjedhjet e sapombaruara dhe ku BDI po fiton dukshëm në votën maxhoritare, por edhe fitoren në numër komunash, fushata që pati karakter më shumë ekzekutiv, mund të konsiderohet ndër më të mirat dhe më efikaset që ndonjiherë ka realizuar BDI-ja. Biles, nëse do ta analizonim më thukt, me fushatën e moderuar të ekzekutivit në raundit të parë, BDI arriti që të jetë fitues në Tetovë, por edhe në Gostivarin që vlerësohej si garë më e vështirë, të jetë pranë dhe me shumë shpresa për të realizuar fitoren.
Çfarë ndodhi në raundin e dytë?
Nëse do të kishte ndonjë defekt në pjesën e fushatës, siç e theksova më sipër, fushata e njëjtë u realizua në të gjitha komunat, ku shumica e tyre u fitua nga BDI-ja. Por nëse do ta analizonim se në cilat komuna humbën kryetarët e Komunave nga BDI, duhet vlerësuar edhe fakti se raundi i dytë ishte edhe raundi i pazareve të pista dhe që u dha mundësi të gjithë faktorëve anti-BDI, qofshin ato shqiptarë e jo shqiptarë , partnerë e opozitarë, që ta marrin “hakun” e shumë pritur dhe shumë dëshiruar ndaj BDI-së.
Sido me qenë, sot dikush fitoi diçka e dikush diçka tjetër, por BDI ngeli forca e parë dhe pa konkurencl në skenën politike shqiptare. Më e konsoliduar, me program më kualitativ dhe me vizione të qarta për të ardhmen e shoqërisë në përgjithësi, e shqiptarëve në veçanti.“-përfundon kryetari i degës së BDI- Dibër, Artin Spahiu./
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist