Sot në komunën e Dibrës do të votohet për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Gjatë ditës së sotme banorët e kësaj komunë do të mund të votojnë në 27 vendvotime për të përzgjedhur njërin nga dy kandidatët që janë në garë mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Aleancës për Shqiptarët, që t’i besojnë drejtimin e komunës në fjalë për 4 vitet e ardhshme.
Në këtë Komunë gjithsej janë të regjistruar 19.211 votues.
Qytetarët e Dibrës do të votojnë për herë të tretë në këto zgjedhje lokale. Pas votimit në raundin e parë, KSHZ doli me vendim që në Dibër më 31 tetor duhet të ri përsëritet votimi, pas vendimit të Gjykatës Administrative, KSHZ-ja informoi se Dibra do të votojë edhe në rreth të dytë, pra më 14 nëntor, pasi pas votimit të përsëritur asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të sigurojë përqindjen e nevojshme për t’u shpallur fitues./alsatm/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist