Google ADS

Sot votohet edhe në Bullgari për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale së bashku

09:18 | 14 Nëntor 2021
arbresh.info

Më shumë se 6.7 milionë qytetarë të Bullgarisë kanë të drejtën e votës sot, por pritet që shumë prej tyre të qëndrojnë në shtëpi shkaku i shqetësimeve në rritje për një valë të re të koronavirusit.

Ndërsa ata që do të votojnë, sipas anketave, do t’i japin më shumë mbështetje ish-partisë që ishte në pushtet GERB. Ajo pritet të dalë e para në zgjedhjet e nesërme, por hetimet e fundit për korrupsionin e dyshuar gjatë mandatit të ish-kryeministrit Bojko Borisov kufizojnë shanset e tij për të gjetur partnerë koalicioni për një mandat të ri.

Fitues i zgjedhjeve të së dielës do të jetë GERB-i, një parti që ka qenë shkak për shumë protesta në vitet e fundit, dhe ato protesta në zgjedhjet e fundit çuan në shumë vota për partitë e reja, që mblodhën votat e protestuesve.

Radev, i cili është një kritik i madh i Borisovit dhe një mbështetës i fortë i protestave të vitit të kaluar kundër korrupsionit, beson se ai nesër nuk do të fitojë të paktën 50% të votave, që do të thotë se do të duhet të organizohet raund i dytë i votimit më 21 nëntor, me kundërshtarin e tij Anastas Gerxhikov, i mbështetur nga GERB./alsatm/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme