Tashmë është bërë traditë që sa herë që ka seanca gjyqësore për Grupin e Kumanovës Shkupi mbushet përplot me njësi speciale policore dhe automjete ushtarake.
Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për ngjarjet në Lagjen e Trimave. Të hënën dëshmuan Lirim Demiri, Hajrush Avdija dhe Betim Kabash, përcjell Telegrafi.
Avdija deklaroi se nuk ka përdorur armë dhe se në Kumanovë ka ardhur me ftesë të të afërmit të tij, Xhafer Zymberi. Ai ka thënë se nuk ndjehet fajtor, ndjenë keqardhje për të vrarit, ndërkaq thekson se në këtë shtet, për pesë minuta e bënë terrorist.
Edhe Lirim Demiri është shprehur si i pafajshëm, ndërkaq deklaron se ka shkuar me ftesë të Sevdail Miftarit dhe se është dashur të jetë në konferencë për Marrëveshjen e Ohrit.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...