Deputetët në ditën e 18-të të seancës konstituive sërish kanë folur për gjithçka, përveç se për pikën e rendit të ditës, atë të kompletimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së përveç që kërkuan që LSDM-ja të shpalos marrëveshjen e arritur me partitë shqiptare, thanë se kriza nuk ka filluar prej dje, por rrënjët i ka që para tre viteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa nga ana tjetër nga LSDM-ja folën për zhbllokimin e shpejtë të Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Seanca konstituive për pikën e tretë të rendit të ditës do të vazhdojë gjatë ditës së sotme në orën 11:00.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku