Presidenti Rossen Plevneliev, përfaqësues special i Universitetit Amerikan në Bullgari Sot në Gjykatën e Lartë do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillovës. Seanca e kaluar u shty me kërkesë të avokatit të mbrojtjes, Amir Alispahiq, i cili njoftoi gjykatën se është në udhëtim jashtë vendit.
Seanca publike në të cilën gjykatësit e Gjykatës së Lartë duhej t’i rishikojnë ankesat për dënimin me burg të përjetshëm, deri tani është shtyrë disa herë, shkruan Telegrafi.
Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publik në vend të të shkarkuarit Marko Zvrlevski.
Spasoska kërkon nga Gjykata e Lartë së pari t’i sigurojë provat që PSP i ka për rastin “Monstra” dhe më pas të planifikojë seancë.
Për sot ishte planifikuar edhe vazhdimi i seancës për rastin e Kumanovës, por për shkak të seancës publike për rastin “Monstra” nga Gjykata Penale informuan se gjykimi për “Lagjen e Trimave” do të vazhdojë të enjten.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...