Sot vazhdon gjykimi për rastin “Lidhja ndërkombëtare”

09:21 | 3 Mars 2021
A. B.

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare” ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona të tjerë.

Rastin e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremovska dhe gjendet ë procedurën e dëshmive.

Për këtë rast përveç themeluesit të kësaj organizate, Bojan Jovanovski (Boki 13) akuzohen edhe Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Jasna Ercegoviq.

Të akuzuarit, megjithatë, u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprat për të cilat akuzohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm