Google ADS

Sot vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik 2”

08:37 | 29 Janar 2019
A. B.

Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik 2”, i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe sot pritet të vazhdojë me shpalosjen e dëshmive të ekspertëve ekonomik, të cilët kanë analizuar dëmet ekonomike nga rivotimi që është bërë në një vendvotim në Strumicë.

Pas seancës së sotme, janë caktuar edhe dy termine për të vazhduar gjykimi – 8 dhe 15 shkurt, kur PSP-ja dhe mbrojtja pritet të thonë fjalët përfundimtare.

Ndryshe, sipas aktakuzës Mijallkov dhe Thaçi përmes ndikimit të tyre, kanë urdhëruar ish-anëtarët e KSHZ-së që të pranojnë një nga ankesat për votime në Strumicë dhe të ketë rivotim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme