Në Gjykatën Penale për sot është planifikuar seancë e re gjyqësore për lëndën “Toplik” të Prokurorisë Speciale, në të cilën i akuzuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.
Ai dyshohet për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev Grad” në Sopishte të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancat paraprake prokurorët e PSP-së lexuan 608 dëshmitë materiale në lidhje me lëndën, ndërsa u dëgjuan edhe disa biseda telefonike nga përgjimet.
Sipas aktakuzës së PSP-së, Janakieski si person udhëheqës i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për shpallje publike ka formuar Komision për zgjedhje të ofertave për shitjen e tokës shtetërore, në të cilën është ndërtuar kompleksi “Sonçev Grad”. Ndërsa fituese ka qenë një firmë e cila nuk i ka plotësuar kushtet.
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...