Derisa kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev është në pritje të marrjes së një qëndrimi pozitiv nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për marrjen e datës nga Bashkimi Evropian (BE), krerët e lartë e kësaj të fundit, Federika Mogerini dhe Donald Tusk në takim me presidentin Stevo Pendarovski konfirmuan se RMV-ja i ka përmbush të gjitha detyrimet. Disa prej shteteve anëtare të BE-së janë skeptike për dhënien e datës për nisjen e negociatave.
Zoran Zaevi është duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë, dhe në kuadër të kësaj vizite, paraprakisht ai ka thënë se, performancat e RMV-së janë konfirmuar me reformat dhe me marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe se tash BE-ja duhet ta përmbush atë çfarë e ka premtuar.
“Njëqind për qind janë konfirmuar performancat tona në pjesën e reformave ndërsa marrëveshjet e shkëlqyera me Bullgarinë dhe Greqinë janë konfirmimi se më në fund i kemi përmbushur të gjitha dhe se thelbi është që pasi ne i plotësuam të gjitha edhe Bashkimi Evropian duhet ta përmbushë atë që e ka premtuar”, tha Zaev, transmeton Portalb.mk.
Zaevi në Gjermani ka realizuar edhe takime të punës me Shoqatën e Sipërmarrësve Gjermanë të Evropës Lindore, ku gjatë fjalimit të tij tha se, 200 kompani me kapital gjerman kanë punësuar 20 mijë qytetarë dhe kjo sipas tij është dëshmi se, RMV-ja ka standard evropian për sipërmarrje.
Megjithatë, vendimi përfundimtar sa i takon këtij procesi do të jepet në Këshillin e Evropës, ndërkaq për këtë çështje do të diskutohet edhe në Samitin e Berlinit që do të mbahet më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.
Në vazhdën e takimit Zaev – Merkel, dje kabineti i presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski ka qenë në vizitë në Bruksel ku ka realizuar takime me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri politike, Federika Mogjerinin. Ata konfirmuan se RMV-ja i ka përmbush të gjitha detyrimet, por u shprehën se disa prej shteteve anëtare të BE-së janë skeptik për dhënien e datës për nisjen e negociatave.
Tuski tha se, Maqedonia e Veriut në 2 vitet e fundit ka marrë hapa të duhur politik për të përmbushur pritjet e BE-së.
“Nuk dua të bëj gjykime paraprake në lidhje me vendimet e BE-së. Ju i përmbushët të gjitha pritjet. Por nëse duhet të jem i sinqertë, të gjithë vendet e BE-së nuk janë të gatshme të marrin vendim për hapjen e negociatave në ditët në vijim”, theksoi Tusk.
Ndërkaq, Mogerini tregoi gatishmërinë për të lobuar te të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve anëtarë të BE-së, që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për fillimin e negociatave në periudhën qershor-korrik.
“Maqedonia e Veriut, se bashku me Shqipërinë, duhet të fitojnë datën për fillimin e negociatave në periudhën qershor-korrik. Këtë, do t’ia rekomandon gjithë ministrave për punë të jashtme të vendeve anëtarë në BE, në javën e ardhshme”, tha Mogerini.
Pendarovski i informoi krerët e BE-së se edhe qytetarët e RMV-së kanë gatishmëri për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve.
“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak asaj që është bë dhe meritës, presin që shteti jonë të marrë datën për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ajo do të jetë e rëndësishme edhe për stabilitetin e rajonit”, theksoi Pendarovski.
Komisioni Evropian ka rekomanduar zyrtarisht hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, por vendimi duhet të konfirmohet nga të gjitha vendet anëtare në Këshill, ku Franca dhe Holanda udhëheqin opozitën. Në lidhje me këtë, trembëdhjetë vende të BE-së, shumica anëtarë të rinj nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si edhe Italia dhe Austria, do t’i drejtohen me kërkesë 28 vendeve të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...