Politika aktuale dhe gjendja ekonomike e Maqedonisë, reformat, çështja e emrit dhe marrëdhëniet mes opozitës dhe pushtetit, do të jenë disa nga temat e takimit të sotëm të parë zyrtar mes kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Mickoski dje tha se pret që takimi me Ahmetin të jetë i suksesshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu ka thënë se partia e tij ka fakte për shumë çështje për përmirësimin e jetës së qytetarëve, të cilat do t’i prezantojë në takim.
Në takim pritet të bisedohet edhe për ligjin e gjuhëve, për të cilin zyrtarë nga BDI-ja kanë deklaruar se çështja me marrë fund, ndërsa opozita maqedonase nuk e ka ndërmend ta pranojë të njëjtin./Telegrafi
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë
Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë ndriçohet me ngjyrat e flam...