Sot do të rivotohet në vendvotimin 2901 në Komunën e Çairit në Maqedoni. KSHZ votoi unanimisht pro rivotimit në Çair, duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Administrative e cila konstatoi shkelje në vendvotimin 2901 në Çair.Shkelja ishte raportuar nga Lëvizja Besa, e cila përmes vëzhguesve kishte denoncuar se në kutinë e votimit ndodhej një fletëvotim më tepër nga numri i personave që kishin nënshkruar në listës zgjedhore.
Vendvotimi 2901 në Çair ka gjithsej 719 votues.Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, në këtë vendvotim kanë votuar 278 persona. Për kandidatin e Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi kanë votuar 164 persona ndërkohë që për kandidatin e BDI-së, Visar Ganiu 98 persona.
Duke marrë parasysh numrin e lartë të votuesve në këtë vendvotim, mund të rrezikohet fitorja e Visar Ganiut për kryetar të Komunës së Çairit. Ndikimin në rezultatin paraprak e mori për bazë edhe vetë KSHZ-ja në mbledhjen kur edhe u vendos të shkohet në rivotim.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017, Vendvotimi 29-01Visar Ganiu 98 votaZeqirija Ibrahimi 164 votaNë rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në komunën e Çairit, fitues i zgjedhjeve ishte Visar Ganiu nga BDI-ja i cili arriti të grumbullojë gjithsej 13.916 vota kundrejt Zeqirija Ibrahimit nga Lëvizja Besa, i cili afiti të grumbulloj 13.707 vota.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...