Sot në Beograd do të zhvillohet protesta e madhe antiqeveritare, ku qytetarët do të kërkojnë drejtësi për viktimat e tragjedisë në Novi Sad.
Studentët, organizatorët e protestës, theksojnë se kjo është një ngjarje historike dhe se nuk po planifikojnë “hapa përfundimtarë, por ndryshime tektonike”. “Ju njoftojmë se në datën 15 mars po shkruajmë historinë bashkë”, kan porositur studentet.
Ndërsa organizatorët sigurojnë se protesta do të jetë paqësore, qeveria vazhdon fushatën e saj të frikësimit dhe akuzave.
Presidenti Vuçiq paralajmëron “dhunë të madhe” dhe kërcënon me arrestime, ndërkohë që ka mobilizuar përkrahësit e tij dhe ka ngritur një kamp në qendër të qytetit.
Aty janë mbledhur veteranë të njësive paraushtarake, të dënuar të Tribunalit të Hagës, kriminelë dhe serbë nga Kosova.
“Regjimi është i pamëshirshëm në gënjeshtra, manipulime dhe propagandë. Gjithçka është përqendruar tek një njeri që ka përvetësuar të gjitha pushtetet. Studentët po luftojnë për një shoqëri të civilizuar, ndërsa qeveria po përpiqet të provokojë reagime nga votuesit e saj, por me gjithnjë më pak sukses”, ka thënë gazetari dhe aktivisti Smilan Banjac.
Në ditët para protestës, mediat proqeveritare kanë intensifikuar propagandën, duke e paraqitur atë si një përpjekje për destabilizim dhe dhunë të organizuar. Paralelisht, nga shumë qytete janë anuluar linjat e autobusëve për në Beograd, gjë që demonstruesit e shohin si një përpjekje për të penguar pjesëmarrjen masive. Analistët vlerësojnë se eshtë e domosdoshme një përgjigje e qartë politike për të qetësuar situatën.
“Problemi kryesor është mungesa e besimit në institucione, të cilat disa herë kanë mashtruar publikun. Është e nevojshme që pikërisht ato institucione të japin sinjale të qarta për gatishmërinë e tyre për zgjidhjen e krizës”, ka thënë juristi Luka Jovanoviq.
Ndërkohë, Ambasada e SHBA-se në Beograd ka lëshuar një paralajmërim sigurie për qytetarët amerikanë, duke i këshilluar të shmangin grumbullimet masive. Studentët përsërisin se më 15 mars Serbia do të jetë në rrugët e Beogradit dhe e shohin këtë protestë si një moment kyç për të ardhmen e vendit./rtk/
Amir Rrahmani lëndohet në barazimin e Napolit, në dyshim gru...
Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut
Hoti: KQZ-ja ka dështuar të sigurojë një proces zgjedhor kre...
Tragjedia në Koçan, Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë ...
Psikologia e Big Brother VIP Albania sqaron të vërtetën: Riz...
Vdes në spital pas plagëve të marra në diskotekën në Koçan, ...