Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Llaskarca”, që ka të bëj me aksidentin tragjik të autobusit para dy viteve, ku si pasojë jetë kanë ndërruar 16 persona ndërsa 30 të tjerë u lënduan rëndë.
Rastin e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është Darko Jakimovski.
Të akuzuar janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjësi për transport në kompani, Remzi Miftari, dhe shoferi i autobusit Manioll Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, transmeton Alsat. Në këtë rast gjithashtu akuzohen edhe tre punonjës të kontrollit teknik, Igor Gjorgjieviq, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.
Aksidenti ka ndodhur me 13 shkurt të vitit 2019 rreth orës 17, në rajonin e fshatit Llaskarcë. Në aksident jetën e kanë humbur 16 persona. Autobusi i aksidentuar ishte nën pronësi të kompanisë “Durmo Turs” dhe po transportonte 51 udhëtarë në linjën Shkup-Gostivar.
Seanca e fundit gjyqësorë ishte anuluar për ditën e sotme, avokati Delo Kadiev, i cili është pjesë e mbrojtjes për këtë rast, deklaroi se bëhet fjalë për lëndë të rëndësishme dhe për këtë shkak ende zgjat gjykimi.
“Prokuroria përfundoi me prezantimin e dëshmive. Në seancat e fundit ishte dëgjuar një ekspert i propozuar nga i akuzuari i parë. Kjo ka zgjatur katër-pesë ditë. Kishte shumë pyetje. Tani vijojnë propozimet e të akuzuarit të dytë”, tha avokati Kadiev.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...