Të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri sot në Gjykatën Penale duhet ta dëgjojnë aktgjykimin të cilin do ta shqiptojë gjykatësja Marija Kletniçka.
Sipas akuzës së ngritur nga ish Prokuroria Speciale Publike, të akuzuarit ngarkohen për parregullsi zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.
Procedura gjyqësore për “Titanik 3” deri më tani dy herë ishte kthyer nga fillimi. Pasi gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast, për kryetare të Këshillit Gjyqësor ishte zgjedhur gjykatësja Marija Kletniçka. Përfaqësues të akuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski./alsat
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League