Sot pasdite takim mes Zaevit dhe Kasamit, do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese

11:23 | 4 Janar 2019
V. S.

Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite do të realizojë takim me kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami.

Takimi pritet të mbahet në orën 16:00 dhe do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese, për të cilat seancë në Kuvend është caktuar në mesin e muajit janar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev gjatë ditës së djeshme u shpreh optimist se do të sigurohen 80 deputetë për të përmbyllur procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Ndërsa nga ana tjetër Bilall Kasami në disa raste ka deklaruar se nëse nuk pranohen propozimet e tyre në amendamentet kushtetuese, atëherë ata nuk do të mbështesin procesin.

Amendamente ka paralajmëruar edhe Aleanca për Shqiptarët, ndërsa pritet që Zoran Zaev të takohet edhe me përfaqësues të kësaj partie./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme