Nxënësit që janë në përfundim të shkollës së mesëm, sot me fillim nga ora 10:00 do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën amtare, që është e obligueshme për të gjithë 15.294 kandidatët që janë paraqitur për Maturë Shtetërore.
Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore për Provime, nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7050 nxënës janë nga arsimi i mesëm, 7.983 nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm artistik. Të gjithë do të kryejnë provimin e gjuhës amtare. Për gjuhë dhe letërsi maqedonase ka 10.848 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi shqipe 4078 kandidatë, ndërsa për gjuhë dhe letërsi turke ka 272 kandidatë.
Provimi i dytë i jashtëm (esktern), që paraqet lëndë zgjedhore pritet të mbahet me 11 qershor. 1529 maturantë zgjodhën si lëndë matematikën. Si në vitet e mëparshme, më shumë kanë zgjedhur gjuhët e huaja, ndërsa shumica kanë aplikuar për gjuhën angleze, gjegjësisht 13.452 kandidatë. Për gjermanisht ka 140 kandidatë, frëngjisht 32, rusisht 18.
Sipas gjuhës mësimore, për 11 qershor janë paraqitur 10,886 maturantë që do të bëjnë provimin në gjuhën maqedonase, 4,134 në gjuhën shqipe ndërsa 274 në gjuhën turke.
Rezultatet e testit do të shpallen brenda 30 ditëve nga provimi i fundit (i dytë) ekstern. Vitin e kaluar, matura shtetërore nuk u organizua për shkak të pandemisë, ndërsa për këtë vit u krijua protokoll shëndetësor për ditët e provimit. Në klasë lejohen të jenë maksimum 15 nxënës, vetë shkollat do të sugjerojnë se sa mund të akomodojnë në hapësirën ku mbahet provimi, prandaj në disa klasa numri do të jetë më i vogël se ky maksimum.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...