Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet për muajin janar do të fillojnë të paguhen prej ditës së sotme, para kohe dhe në faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtja më e madhe e pensionistëve në kushte pandemie.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.
– Të martën, 26 janar 2021, pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;
– Të mërkurën, 27 janar 2021, pagesa e pensioneve në shumë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë;
– Të enjten, 28 janar 2021, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë;
– Të premten, 29 janar 2021, pagesa e pensioneve në vlerë prej mbi 18,000 denarë.
Pensionistët të cilët përdorin kartelë pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e marta 26 janar.
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit