Diskutimi në dy ditët e fundit u zhvillua në një atmosferë të tensionuar.
Opozita bëri zhurmë gjatë fjalimeve të deputetëve të shumicës qeverisëse, si dhe pati edhe konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.
Sipas listës së deputetëve të regjistruar, të drejtën e fjalës kanë edhe tre të tjerë, pas së cilës Kuvendi do të duhet të vendosë për përmbajtjen e Propozimit dhe kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE-në.
Opozita VMRO-DPMNE dhe Levica kërkojnë refuzimin e këtij propozimi, i cili, sipas tyre, sjell asimilim të drejtpërdrejtë të popullit maqedonas, shantazh dhe pengim shumëvjeçar të procesit të integrimit evropian nga ana e Bullgarisë.
Për dallim prej tyre, kampi qeverisës siguron se korniza negociuese ofron paprekshmëri të identitetit dhe gjuhës maqedonase dhe fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në BE.
Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit në ditën e parë të seancës njoftoi se me këtë propozim gjuha maqedonase qartësohet si e vetmja gjuhë e njohur dhe e pranuar për Bashkimin Evropian dhe se nuk del nga linjat e kuqe./alsatm/
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...