Sot në Gjykatën Penale duhet të sillet aktgjykimi për shtatë të akuzuar për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela, më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvend.
Në seancën e fundit në fjalët përfundimtare të mbrojtjes, avokatët kërkuan liri për gjithë të akuzuarit, me arsyen se për asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë prova se kanë tentuar ta vrasin Ziadin Selën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një nga seancat e kaluara për këtë rast Stojan Pavleski u dënua me 3 vite burg, ndërsa Cejo Georgievski me një vit dhe dy muaj. Në këtë dënim të akuzuarve do t’u llogariten edhe koha që kanë kaluar në paraburgim.
Së pari në këtë rast të akuzuar ishin disa persona, por Prokuroria para se të fillojë me fjalët përfundimtare tërhoqi akuzën kundër Sasho Senkov, për të cilin thanë se nuk kanë dëshmi të mjaftueshme.
Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...