Google ADS

Sot më shumë të shëruar sa sa raste të reja në Maqedoni

21:05 | 24 Dhjetor 2020
A. B.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se krahas 592 rasteve të reja ka pasur edhe 691 pacientë të shëruar, dhe me këtë vazhdon trendi pozitiv në Maqedoni ku ka më shumë të shëruar se sa të infektuar.

Prej pacientëve të shëruar 245 janë nga Shkupi, 26 nga Kumanova, 28 Shtip, Prilep 76, Tetovë 23, Strugë 12, Veles 23, Manastir 47, Ohër 13, Kavadar 25, Gostivar 29, Gjevgjeli 17, Strumicë 19, Kriva Pallankë 2, radovish 5, Koçani 13, Probishtip 2, Demir Hisar 2, Makedonski Brod 5, Pehçevë 1, Berovë 16, Vallandovë 1, Vinicë 2, Dellçevë 12, Kratovë 4, Sveti Nikole 7, Kërçovë 11, Resnjë 7 dhe Negotinë 18.

Sot poashtu ka pasur edhe 21 të vdekur ku 6 janë nga Shkupi, dy nga Kumanova, dy nga Tetova, tre nga Prilepi, një nga Shtipi Ohrri dhe Struga, dy nga Manastiri, nga një në Strumicë Berovë dhe Vallandovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë me COVID-19 janë diagnostifikaur 80.407 pacientë ku prej tyre 57.434 janë shëruar dhe 2.375 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 20.598 raste aktive me coronavirus.//Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme