Me iniciativë të kryeministrit Zoran Zaev sot në Shkup duhet të mbahet takimi i liderëve, ku presidenti Gjorge Ivanov dhe udhëheqësit tjerë do të njoftohen për detajet në lidhje me negociatat me Greqinë për çështjen e emrit.
Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe presidenti Gjorge Ivanov, nga kabineti i të cilit njoftuan se pret që të informohet rreth rrjedhës së negociatave me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, mbrëmë në një deklaratë për media konfirmoi se do të merr pjesë në takim dhe theksoi se qëndrimin për marrëveshje eventuale, partia e tij do ta tregojë pas mbledhjeve të organeve.
Ndërsa edhe në Greqi është paralajmëruar takim mes kryeministrit Aleksis Tsipras dhe presidentit Prokopis Pavlopoulos, për të njëjtën çështje.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...