Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë Speciale “Trajektorja” dhe “Monstra”.
Rasti “Trajektorja” gjendet në procedurën e dëshmive, ndërsa të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili po gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Lupço Georgievski.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë shumë veprime me të cilat në procedurën për përzgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i kanë shfrytëzuar dhe tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej të paktën 155 milionë euro.
Seanca e fundit është shtyrë për shkak se prokurores së PSP-së, Lile Stefanovska nuk iu lejua të marrë pjesë në këtë seancë.
Ndërsa në rastin “Monstra” i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev dhe gjendet në procedurë dëshmuese.
Në seancën e fundit opinioni është shkyçur pasi u prezantuan dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetimore.
Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill, kur u vranë pesë djem të rinj, me burg të përjetshëm janë dënuar Halil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq, Haki Aizir, Fejzi Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në muajin dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi gjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Haziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas heqjes së aktgjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të sërishëm.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...