Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, arriti dje pasdite në Podgoricë, ku sot pritet të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare dhe vendeve monitoruese të Kartës Adriatike, ku këtë vit, kryesuese është Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi dje qendra mediale e Qeverisë, Maqedonia së bashku me Malin e Zi është bashkë-nikoqire e ngjarjes së rëndësishme.
Pritet që amerikani Pence të theksojë angazhimin e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të nënvizojë rëndësinë e qeverisjes së mirë, politikat reformuese dhe sundimin e ligjit.
Në samit do të marrin pjesë kryeministra dhe kryetarë të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut dhe shtetet me status monitorues, ndërsa Maqedoninë do ta prezantojë kryeministri Zoran Zaev.
Zaev, në prag të samitit në Podgoricë, ka theksuar se, do të kërkojë mbështetjen e SHBA-së dhe nga vendet tjera-anëtare të NATO-s për pranim të Maqedonisë në Aleancës Veriatlantike, njofton AIM.
Maqedonia, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, është anëtare e Kartës së Adriatikut, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve monitoruese në grup, njofton AIM.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...