Sot në vend për herë të parë që nga pavarësia, do të vendoset ora policore. Këtë vendim e mori mbrëmë qeveria për shkak të rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me coronavirus, por edhe për shkak të mosrespektimit të masave dhe rekomandimeve të qeverisë.
Ora e parë policore në vend do të fillojë në orën 21:00 të mbrëmjes dhe do të mbarojë në orën 06:00 të mëngjesit. Asnjë person nuk do të lejohet të ecë në rrugë gjatë kësaj periudhe, përveç nëse ka nevojë për trajtim mjekësor, dhe mund të shoqërohet maksimum prej dy personave të tjerë.
“Ndalohet lëvizja e njerëzve midis orës 21:00 dhe 06:00 të mëngjesit çdo ditë. Nuk ka asnjë kompromis kur bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve. Ne duhet të respektojmë masat, vetëm për të shpëtuar qytetarët dhe shtetin. Asgjë nuk është e njëjtë më, e gjithë bota ka ndryshuar, kërkon masa radikale, kështu që ne po e prezantojmë këtë. Sipas analizës së Komisionit për sëmundje infektive, një masë e tillë radikale kërkohet për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit”, tha mbrëmë kryeministri Oliver Spasovski.
Leje të posaçme do të lëshohen për ata që kanë nevojë të lëvizin nga 21:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, por për këtë do të vendos Ministria e Brendshme./Telegrafi/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...