Maqedonia në Samitin e NATO-s që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel, pret ftesën për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, me çka do të hapet rruga e saj që të bëhet anëtarja e 30-të.
Në samit do të marrë pjesë një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, i cili në Bruksel do të arrijë nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor që u mbajt në Londër, prej ku deklaroi se pret ftesën për në NATO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se pas marrëveshjes me Greqinë Maqedonia do të ftohet t’i fillojë negociatat për anëtarësim në NATO.
“Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar për çështjen e emrit, ta ftojmë Shkupin t’i fillojë negociatat për anëtarësim. Kur marrëveshja të finalizohet dhe zbatohet, do të mund ta ftojmë IRJM-në të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s me emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut””, tha Stoltenberg.
Ndërkohë burime diplomatike në NATO kanë deklaruar se nuk priten bllokada për dhënien e ftesës për Maqedoninë në samit.
Madje nga NATO thonë se nuk shohin arsye se si do të mund Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, nëse dështon referendumi.
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media