Komisioni për çështje kushtetuese sot do ta fillojë diskutimin për katër draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, i cili pritet të zgjat 12 ditë.
Seancën plenare kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili gjithashtu është edhe kryetari i Komisionit për çështje kushtetuese, e ka caktuar për 1 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev të premten në konferencë për shtyp tha se katër amendamentet kushtetuese janë të thjeshtë, nuk kanë asgjë kontestuese dhe janë në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Përndryshe, deputetët në Kuvend më 19 tetor me 80 vota “për” sollën vendim për hapjen e Kushtetutës dhe ndryshimin e saj sipas Marrëveshjes së Prespës. Tetë deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit të saj votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese.
Tani amendamentet mund të miratohen me shumicë të thjeshtë prej 61 votave, ndërsa më pas do të shkojnë në diskutim, kurse kohëzgjatjen e cakton Parlamenti.
Vendimi përfundimtar për miratimin e amendamenteve sillet me dy të tretat e votave të deputetëve. Për amendamentin e preambulës së Kushtetutës përveç dy të tretave, i nevojshëm është edhe votimi me Badenter.
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...