Prej sot fillon emërimi i drejtorëve të institucioneve të cilët janë nën kompetencën e Qeverisë, kumtoi sot kryeministri Zoran Zaev, duke zbuluar se për drejtor të ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore do të emërohet Ejup Rustemi.
“Një pjesë e vendimeve do të sillen sot. Një pjesë do të sillen për shpalljen e konkursit sepse ka institucione të cilat vendet e tyre të punës i zgjedhin në konkurs. Ka edhe një pjesë të vendimeve me të cilat do të jepen udhëzime të qarta të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të vendosur nga Qeveria për veprim politik të vendeve udhëheqëse”, deklaroi Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas mbajtjes së Konferencës shkencore ndërkombëtare “Gjuha maqedonase – burim i hulumtimeve shkencore”.
Beson se ky proces do të përfundojë për 10-15 ditë, përveç për ato vende ku personat udhëheqës përzgjidhen me konkurs.
Në seancën e sotme qeveritare është paralajmëruar se do të shqyrtohet edhe propozimi për shkarkimin e drejtoreshës së Agjencisë kombëtare për programe evropiane Lidija Dimova.
Sipas kryeministrit, ka argumente të mjaftueshme që ajo të shkarkohet për arsye etike.
“Personalisht unë, do ta mbështesë atë propozim, gjegjësisht nëse Qeveria pajtohet, do të japim sugjerime deri tek Këshilli drejtues që të veprojë për shkak të pjesës etike. Pjesa tjetër është diçka që e punojnë institucionet tjera dhe ajo është për përgjegjësi eventuale penale për punë të paligjshme, Ka pjesë të mjaftueshme etike ku duhet të jepet përgjegjësi dhe pajtohem se Qeveria duhet të reagojë për çështje të tilla”, theksoi Zaev.
Lidhur me propozimin e Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët që të formohet qeveri e gjerë teknike për përballje me pandeminë, kryeministri Zaev tha se çdo propozim është dinjitoz që të shkarkohet, por se megjithatë beson se Qeveria ka kapacitet të mjaftueshëm që të përballet me sfidat.
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...