Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend vazhdon sot në Gjykatë Penale me dëgjimin e pesë dëshmitarëve e të propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Bogdan Ilievski “Betmen”.
Sipas njoftimeve nga kryetarja e Këshillit gjyqësor, pritet që sot të mbarojë dëgjimi i dëshmitarëve, nesër Prokuroria të vazhdojë me dëshmitë shtesë, dhe javën e ardhshme të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre të fillojnë më fjalët e tyre përfundimtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim kuvendar, artistë. Ata ara Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën por se nuk ndihen fajtorë.
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...