Pas namazit të Xhumasë sot në Tetovë do të bëhet varrimi i pesë anëtarëve të familjes Zulbehari, të cilët dje, në mënyrë tragjike humbën jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tyre.
Kujtojmë se fëmijët kanë qenë nga mosha 5 deri në 14 vjet, ndërsa nëna e tyre mësohet të ketë qenë e moshës rreth 40 vjeçare.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur brenda 15 minutave, por e vetmja gjë që kanë mundur të bëjnë ka qenë të parandalojnë shpërndarjen e flakëve të cilat për një kohë shumë të shkurtër kanë përfshirë edhe tre shtëpi tjera.
Musli Zulbehari, babi i katër fëmijëve në momentin e tragjedisë ka qenë në turnin e tretë në punë ndërsa dy gjyshërit kanë fjetur në katin e parë dhe kanë arritur t’i shpëtojnë tragjedisë.
Sveçla: Gëzuar 28 Nëntorin, festën tonë kombëtare që do të n...
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...