Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 729 testime për coronavirus, ndërsa 96 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica janë në Shkup (55), ndërsa 19 raste janë riinfektime.
Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një person i vdekur si pasojë e COVID-19 (69-vjeçar nga Prilepi).
Ndërsa ISHP ka regjistruar 37 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 342.775, prej të cilëve 332.806 janë shëruar, ndërsa 9.534 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (28 shtator) është 435.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...