Google ADS

Sot 13 raste të reja dhe 31 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni

16:40 | 22 Qershor 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.952 teste, ndërsa janë regjistruar 13 raste të reja me coronaviurs.

Në Shkup dhe Tetovë nga 3, Ohri dhe Kërçova nga 2, Kumanova, Prilepi dhe Strumica nga 1.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 31 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH njoftojnë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.640, numri i pacientëve të shëruar është 149.908, numri i të vdekurve është 5.477, ndërsa numri i rasteve aktive është 255./Telegrafi/

 

 

Të ngjashme