Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE) gjatë ditës së sotme do të marrë vendim të ri për çmimin e derivateve të naftës që do të vlejë prej sonte në mesnatë. Siç informojnë nga KRRE, janë përmbushur parakushtet për marrjen e vendimit të ri.
“Parakushtet janë përmbushur dhe sot do të ketë vendim zë ri i cili do të hyjë në fuqi prej orës 0:01 më 26.03.2022”, thonë nga KRRE.
Komisioni Rregullator i Energjetikës mbrëmjen e djeshme ka marrë vendim që çmimi i benzinës, vajit ekstra të lehtë dhe naftës të rritet për 3 denarë. Çmimet aktuale të derivateve të naftës janë:
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 82,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 84,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 84,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 81,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 55,163 (denarë/kilogram)
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...
Lushaku-Sadriu nënshkruan zotimet e KOMF: Do të jem zëri i m...