Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Nikolla DImitrov nesër do të qëndrojë në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit ndërqeveritar ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, njofton Portalb.mk.
Mbledhja do të kryesohet nga Dimitrovi dhe nga homologia e tij, Ekaterina Zaharieva.
Mbledhja e Komisionit ndërqeveritar është detyrim që del nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë RMV –Bullgari, e nënshkruar në vitin 2017-të.
Me Marrëveshje parashihet edhe realizim i takimeve të homologëve të ministrive të Ekonomisë, të Mbrojtjes, të Vetëqeverisjes Lokale, të Arsimit dhe Shkencës dhe të Transportit dhe Lidhjeve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...