Partia e udhëhequr nga kryeministri bullgar Kiril Petkov konfirmoi kërkesat tashmë të njohura të Sofjes për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit. Kjo vjen pas kërcënimit të partnerëve të koalicionit se janë gati të largohen nga qeveria nëse ka shmangie nga vijat e kuqe. Sipas deputetit Petar Kulenski, shkrimet e Slavi Trifonovit se Petkovi ka bërë marrëveshje dhe ka pranuar që të zhbllokojë fillimin e negociatave deri në qershor, janë akuza pa fakte dhe prova.
“Qëndrimi i Bullgarisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar. Ne i përmbahemi Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017. Ne nuk do të bëjmë kompromis me këtë. E vetmja gjë që është bërë është krijimi i një sërë grupesh pune në fusha të caktuara si ekonomia, turizmi dhe kultura, ku të mund të kërkojmë progres mes dy vendeve”, tha Petar Kulenski – deputet nga “Vazhdojmë me ndryshimin”
Opozita bullgare, nga ana tjetër, insiston që presidenti Rumen Radev të mbledhë sërish Këshillin Konsultativ të Sigurisë Kombëtare për çështjen e Maqedonisë, për të konfirmuar qëndrimet e Sofjes. Partia e ish-kryeministrit Borisov mendon se mosmarrëveshja në Qeveri e cenon pozicionin negociator bullgar.
“Të mos flasim fare, nëse dikush ia ka lejuar vetes të premtojë, dhe në praktikë të gënjejë partnerët tanë evropianë se ka ndryshim në qëndrimin bullgar dhe nuk ka një gjë të tillë… Kini parasysh se kjo do të reflektohet në rrugën e Maqedonisë drejt BE-së… Nëse një gjë e tillë ka ndodhur, kjo do të thotë se dikush e ka minuar vetë procesin e zgjerimit të BE-së, që është një pyetje shumë më e madhe sesa nëse Bullgaria do ta lëshojë Maqedoninë…”, tha Toma Bikov – deputet i GERB
Ndërsa Petkov në Sofje akuzohet se ka rënë nën presionin e jashtëm dhe i ka dhënë dritë jeshile procesit negociator të vendit, kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA-n, tha se Unioni ka interes për përshpejtimin e procesit të zgjerimit, veçanërisht pas ngjarjeve në Ukrainë.
“Deklarativisht, Bashkimi Evropian dëshiron ta përshpejtojë atë proces. Po ashtu, të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të SHBA-së janë në atë drejtim. Megjithatë, kemi sfidë dhe çështje të hapura politike me Bullgarinë fqinje, të cilat fillimisht duhet të zgjidhen dhe natyrisht në frymën e vlerave evropiane dhe pastaj mund të flasim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër
Kovaçevski përsëriti se aktualisht dialogu Shkup-Sofje është në nivel të shkëmbimit të ideve dhe ende nuk ka dokument të pranueshëm reciprok. /Alsat/.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...