“Maqedonia e Veriut me sjelljen e saj paraqet vend evropian dhe për këtë shpresoj që në fund të muajit mars do të merr dritë të gjelbër për fillimin e negociatave nga ana e Këshillit të BE-së”.
Këtë e deklaroi sot kryetari i Këshillit Kombëtar të Austrisë Volfgang Sobotka, në konferencën e përbashkët me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Austria çdo herë e ka mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së dhe do të vazhdojë t’i jep mbështetje në kuadër të strukturave të BE-së. Maqedonia e Veriut në periudhën e kaluar ka bërë përparim të dukshëm, sidomos në sjelljen e ligjeve të rëndësishme, siç është ai për Prokurorinë Publike”, tha Sobotka.
Sobotka dhe Xhaferi në konferencë konstatuan se një Ballkan stabil, demokratik dhe me prosperitet është në interes të BE-së.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...